Vajza e godet disa herë me thikë, i riu përfundon me urgjencë në spital

schedule09:42 - 25 Shkurt, 2020

schedule 09:42 - 25 Shkurt, 2020

Policia e Lezhës ka arrestuar 24-vjeçaren banuese në Lezhë për shkak se gjatë një konflikti ka qëlluar me thikë një person.

Personi i plagosur është Anton Shyti, banues në fshatin Barbullojë. Për shkak të plagëve të marra Shyti është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

24 vjeçarja është arrestuar menjëherë pasi ka goditur të riun. Nuk bëhen të ditura motivet dhe shkaqet që kanë çuar vajzën të plagosë Shytin, por sipas policisë mendohet se ka qenë një konflikt i çastit mes dy të rinjve që ka përfunduar me plagosjen e të riut.

Njoftimi i policisë

Lezhë

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë  shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!