DURRËS- Një sherr fizik mes nxënësve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në shkollën 9-vjeçare në Shënavlash.
Burime thonë për Abc News se janë përdorur thika dhe mjete të forta.
Sipas burimeve, një nga nxënësit e përfshirë në sherr ka mbetur i plagosur me thikë në qafë.
I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
Policia ka shoqëruar disa nxënës te klasës së 9-të, të përfshirë në sherr./abcnews.al


