Një ngjarje e pazakontë ndodhi në puntatën e katërt të Style Star në ekranin e Abc.
Teksa po komentohej veshja e Choixx nisi një debat i ashpër mes Niko Komanit dhe Miranda Dupit i cili përfundoi me largimin e Mirandës nga emisioni. Debati nisi kur Niko akuzoi Mirandës që i ka vendosur më shumë pikë seç duhet Choixx Deth.
Pjesë nga debati:
Niko: Më këto vlerësimet e Mirandës, kur kaluan shumë kokurrentë super cool dhe te gjërat normale vendos 5.
Miranda: Kështu ke filluar që në audicionin e parë. Unë e shikoj gjënë sipas mendimit tim, asaj çfarë kam unë në mendje dhe çfarë më përcjell konkurrenti mua. Ti nuk më detyron dot mua se çfarë të vendos. Edhe ti më ke lodh me 1-shat e tua.
Niko: Ata që kanë marrë 1-shat e mi, sot janë blogerët më të mirë. 5-at nuk të ndihmojnë.
Miranda: Të stimulojnë.
Niko: Nuk të stimulon. Çfarë ka pas 5-sës.
Miranda: Ne nuk do t’i groposim. Jemi të ndryshëm. Është stimulim. Kështu e mendoj.
Niko: Po luajmë teatër këtu?
Miranda: Ohuu! Na lodhe. Na lodhe.
Niko: Po largohu…
Miranda: Po iki tani, po.
Në ato momemente Miranda u largua nga emisioni dhe u rikthye vetëm në pjesën e tretë në Star Down./abcnews.al
https://youtu.be/BdZX0SLQCpw