Sherr mes komshinjve, plagoset i riu/ Konflikti për motive të dobëta, autori shpallet në kërkim

schedule08:39 - 8 Qershor, 2025

schedule 08:39 - 8 Qershor, 2025

Korado Teodori 38-vjeç është shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet se është autori i plagosjes së 31-vjeçarit Sandrino Baci.

ABC News ka mësuar se shkak paraprakisht i këtij konflikti mes 2 të rinjve është bërë pretendimi i Korado Teodorit se Sandrino Baci i ka ngacmuar bashkëshorten, të njëjtat burime pranë grupit të hetimit që është ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje thonë se bashkëshortja e autorit e mohon dhe është shprehur paraprakisht se nuk është në dijeni të këtij arsyetimi.

31-vjeçari Baci kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia, ndërkohë që Teodori rreth orës 7 të së dielës e ka pritur disa minuta përpara banesës dhe më tej mes të dyve ka nisur një bisedë me tone të ashpra, e cila agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Arma e llojit pistoletë ende nuk është gjetur, teksa policia pret konfirmimin e mjekëve për ti marrë një deklaratë të plagosurit.

Paralelisht kamerat në zonë janë verifikuar dhe po zbardhet itenerari që autori i dyshuar i ngjarjes ka ndjekur pasi u largua nga vendi i ngjarjes pak sekonda pasi plagosi me pistoletë 31-vjeçarin/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!