Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre, pas një përleshjeje fizike të ndodhur pasditen e sotme në lagjen “29 Nëntori”.
Sipas burimeve, gjatë sherrit verbal dhe fizik, një nga të rinjtë ka nxjerrë një kaçavidë dhe e ka goditur tjetrin në dorë, duke i shkaktuar një plagë të lehtë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.


