Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. I plagosuri quhet Almar Xhaferllari, i cili është dhunuar fizikisht.
29-vjeçari Almar Xhaferrllari ndodhet në spitalin e Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se, sherri ka filluar mes disa të rinjve.
Po ashtu Policia informon se është qëlluar me pistoletë në ajër, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe një thikë.
Mësohet se Xhaferrllari është jurist në shërbimin e provës dhe se është djali i pronarit të një shkolle private. Ndërkohë mbeten ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje dhe policia bën me dije se po punon për zbardhjen e saj.
Vlorë/ Informacion paraprak
Në orën 21:40, në lagjen “28 Nëntori” Vlorë, pranë një shkolle si pasojë e një konflikti të çastit, një shtetas i cili është identifikuar nga Policia gjatë konfliktit ka dëmtuar fizikisht me sende të forta shtetasin A. Xh., 29 vjeç i cili ka marrë dëmtime të lehta nga konflikti dhe ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Personi tashmë i identifikuar nga ana e policisë pas konfliktit është larguar me shpejtësi dhe dyshohet se ka qëlluar me pistoletë një herë në ajër.
Policia po punon intensivisht për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/