Sherri me një të lënduar në Kukës/ Shoqërohen dy protagonistët, sekuestrohet thika që u përdor nga të miturit

schedule23:33 - 16 Gusht, 2024

schedule 23:33 - 16 Gusht, 2024

KUKËS- Një grup adoleshentësh janë përfshirë në një konflikt të çastit dhe për pasojë është lënduar me thikë njëri prej tyre.

Sakaq, 15-vjeçari pasi ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Kukësit është nisur drejt Prizrenit për ndihmë më të specializuar.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit. Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, një 15-vjeçar që dyshohet si autor i ngjarjes.

Po ashtu është shoqëruar një tjetër i mitur, i cili është përfshirë në konflikt mes dy 15-vjeçarëve. Autoritetet gjetën dhe sekuestruan thikën, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15-vjeçari./ abcnews.al