KAMËZ– Një sherr fizik mes adoleshentësh ka ndodhur jashtë ambienteve të gjimnazit “Ibrahim Rugova” në qytetin e Kamzës dhe për pasojë tre të mitur janë lënduar.
Në spitalin e Traumës janë dërguar dy të rinj, me plagë thike në gjoks.
Gjendja e tyre shëndetësore deri tani mbetet stabël, ndërsa bluzat e bardha po kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Policia dhe grupi hetimor po verifikojnë rastin dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave/abcnews.al


