Sherr me thikë e sende të forta, procedohen dy të rinjtë në Divjakë

schedule13:40 - 3 Shtator, 2024

schedule 13:40 - 3 Shtator, 2024

Një sherr mes dy të rinjve në Divjakë ka degraduar në përdorimin e thikës.

Sipas policisë, një 25-vjeçar ka kanosur me thikë një 21-vjeçar për motive të dobëta, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur me sende të forta.

Sakaq autoritetet kanë nisur procedim penal për dy të rinjtë.

“Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Z., 25 vjeç dhe B. N., 21 vjeç, pasi shtetasi B. Z. ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. N., për motive të dobëta, ndërsa shtetasi B. N. e ka goditur shtetasin B. Z., me sende të forta”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!