Sherr me thika për pronën mes dy familjeve në Kukës, babë e bijë në spital

schedule10:52 - 27 Tetor, 2019

schedule 10:52 - 27 Tetor, 2019

Babë e bijë përfunduan në spital, kurse tre vëllezër në një familje në fshatin Zall Lusen të Kukësit përfunduan në pranga. Sherri ka ndodhur pas një konflikti për pronën.

Por, ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallezimin e konfliktit. Ndërkohë, bashkëpunëtori i vëllezërve është në kërkim. Të plagosurit kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të arrestuarit akuzohen për plagosje të rënde me dashje dhe armëmbajtje pa leje. /abcnews.al