Babë e bijë përfunduan në spital, kurse tre vëllezër në një familje në fshatin Zall Lusen të Kukësit përfunduan në pranga. Sherri ka ndodhur pas një konflikti për pronën.
Por, ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallezimin e konfliktit. Ndërkohë, bashkëpunëtori i vëllezërve është në kërkim. Të plagosurit kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të arrestuarit akuzohen për plagosje të rënde me dashje dhe armëmbajtje pa leje. /abcnews.al