Një shqiptar ka mbetur i vrarë në burgun e Koridhalos në Greqi pas një përleshje të ashpër. Referuar mediave greke sherri ka ndodhur mes të burgosurve në Repartin e 4-të, ku mbahen ata më dënime të rëndë për vrasje dhe krime të rënda.
Alfons Doçi nuk arriti ti mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë raportohet se 46-vjeçari, Altin Vokri është plagosur me thikë në shpinë dhe është dërguar në spitalin e burgut. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
35-vjeçari ishte dënuar për dy vrasje. Në vitin 2017, Doçi raportohet se kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore gjatë një grabitjeje dhe pak kohë më vonë një të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje. Në vitin 2018, gjatë transferimit në Kretë, ai u arratis nga anija dhe u arrestua dy ditë më vonë në një shtëpi në Nea Filadelfia.
Situata brenda burgjeve vazhdon të jetë e tensionuar dhe pritet që të përshihen forca shtesë të Ushtrisë Greke, për uljen e tensionit.
Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet për mënyrën sesi u gjet thika e përdorur në përleshjen e përgjakshme, por edhe për shkaqet që e çuan atë.