Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë, arrestohet 17 vjeçari

schedule10:57 - 23 Gusht, 2018

schedule 10:57 - 23 Gusht, 2018

Një sherr me thika mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku për pasojë është plagosur 21 vjeçari me iniciale R.S., nga Babica e Madhe. Policia njofton se i riu ndodhet në Spitalin Rajonal duke marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u arrestua 17 vjeçari me iniciale E.P. nga Vlora. Sipas Policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Vlorë Kapet autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar.  Arrestohet shtetasi E.P, 17 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas.

Shërbimet e policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen “Pavarësia”, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës “thikë” shtetasin R.S., 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e mirëorganizuara dhe të shpejta policore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal. /abcnews.al