Një grindje e dyshuar ka përfunduar me humbjen e jetës së një 63-vjeçari, i identifikuar si Ismail Aliaj. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00 në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës. Në konflikt janë përfshirë disa persona.
Gjatë përplasjes, dy persona – babë e bir kanë mbetur të dëmtuar dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku 63-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda dhe dëmtimeve në kokë.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindjeje të çastit.
Policia vijon hetimet, ndërsa në zonë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al


