Sherr me sende të forta dhe një i rrëmbyer në Elbasan, policia reagon për Abc: Jemi në ndjekje të “Ford-it”

schedule22:42 - 27 Korrik, 2022

schedule 22:42 - 27 Korrik, 2022

Një sherr mes dy grupeve dhe një i rrëmbyer në mes të qytetit të Elbasanit ka alarmuar policinë. Burime për Abc bënë me dije se një sherr mes dy grupeve në Elbasan ka alarmuar banorët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Pas sherrit disa nga personat janë larguar me një makinë gri tip “Ford”, ndërsa kanë marrë dhe një person në mjet, i cili dyshohet se është rrëmbyer.

Menjëherë pas ngjarjes Abc ka kontaktuar me Policinë e Elbasanit, ku uniformat blu kanë theksuar se menjëherë pas telefonatës së marrë nga qytetarët janë vënë në ndjekje të mjetit gri, karakteristika të cilat janë dhënë nga ana e dëshmitarëve të pranishëm në vendngjarje.

Ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët e Elbasanit.

Gjithashtu Drejtoria e Policisë së Elbasanit, bën me dije për Abc se deri në këto momente nuk është bërë asnjë denoncim për rrëmbim personi në ambientet e komisariatit.

/Abcnews.al/