Sherr me pronarin e hotelit ku punonte në Ksamil, vajza e inatosur i djeg makinën në garazh

schedule10:30 - 5 Gusht, 2022

schedule 10:30 - 5 Gusht, 2022

Sarandë –  Një pronar hoteli e ka pësuar keq sherrin që kishte me një punonjëse në biznesin e tij.

Sipas policisë rreth orës 09:20, në Ksamil, A. B. (e punësuar në këtë hotel), ka pasur një konflikt me pronarin K. Xh.

Por sherrin A.B nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka shkuar në garazhin e hotelit dhe i ka vënë flakën makinës tip “Seat” që kishte në pronësi pronari i saj.

Për këtë ngjarje policia e Sarandës është vënë në ndjekje të gruas që kreu aktin e djegies së makinës.

Njoftimi i policisë: 

Sarandë –  Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!