Sherr me grushta në fushatë/ Sllovaki, ish kryeministri godet ish ministrin e tij

schedule19:01 - 13 Shtator, 2023

schedule 19:01 - 13 Shtator, 2023

Ish-kryeministri sllovak, Igor Matoviç dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak janë bërë kryefjalë e mediave ndërkombëtare për shkak të një sherri që degradoi në një përleshje me grushta.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, është Robert Klinak ai që i afrohet makinës së ish-kryeministrit dhe e sulmon atë.

Ngjarja e pakëndshme vjen përgjatë fushatës elektorale me zgjedhjet që do të mbahen më 30 shtator.

Ish kryeministri sllovak, Igor Matoviç i cili bën pjesë në koalicionin OLANO renditet i dyti sipas sondazheve të deritanishme.

Ndërsa ish-ministri i Brendshëm është pjesë e listave të partise SMER-SSD, një partie kjo e cila me kryeministër Robert Fico-n ka qeverisur vendin për tre mandate dhe sipas sondazheve, pritet të dalë forcë e parë.

Ky sherr ndodhi pas ish kryeministri Igor Matoviç shkoi në një konferencë të partisë SMER-SSD me një kamion ku shkruhej “nuk do t’iu dorëzojmë në duart e mafias.” Matovic kishte marrë edhe altorparlant nëpërmjet te cilit po akuzonte ish-ministrin e Brendshëm për politika të dobëta migracioni në kohën kur ai ishte në pushtet.

Robert Kalinak shkoi tek makina e ish-kryeministrit dhe u përpoq që t’i hiqte altoparlantët duke i trokitur në derën e makinës, përpara se debati të degradonte në dhunë fizike.

Ish ministri i Brendshëm goditi ish-kryeminstrin me grusht dhe vetëm falë ndërhyrjes së policisë, sherri përfundoi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!