KUKËS- Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet dy vëllezërve në Kukës.
Ata u konfliktuan me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas njoftimit se 2 vëllezër po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Këta shtetas janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin, në banesë. Më pas, njëri prej tyre i ka thyer xhamin e automjetit të vëllait të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ata janë arrestuar dhe aktualisht po merren në pyetje./abcnews.al