Banorët e Elbasanit janë gjendur në një situatë të rëndë mbrëmjen e sotme, pasi dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri-tjetrin në qendër të qytetit.
Burime për Abc bëjnë me dije se dy grupe të rinjsh janë përplasur duke përdorur sende të forta ndaj njëri-tjetrit.
Pas sherrit disa nga personat e përfshirë në sherr janë larguar nga vendngjarja me një mjet “Ford” ngjyrë gri.
Burimet bëjnë me dije se personat e larguar dyshohet se kanë rrëmbyer dhe një person, duke e futur me dhunë në makinë.
Ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e sherrit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po pyet dëshmitarët, ndërkohë që janë vënë në ndjekje të mjetit ku dyshohet se ndodhet dhe një person i rrëmbyer.
/Abcnews.al/