Sherr blu në tryezën e KQZ, Pampuri: Listat e hapura janë prioritare, besoj se janë votat për ta kaluar

schedule18:35 - 19 Tetor, 2023

schedule 18:35 - 19 Tetor, 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratke, Orjola Pampuri thotë se bashkëkryetari nga ana e kësaj force politike në tryezën për reformën zgjedhore është Enkelejd Alibeaj dhe nuk ka vend për diskutim.

Në një intervistë për ABC News, Pampuri u shpreh se Partia Demokratike ka bërë një sërë propozimesh, ku veçoi hapjen e listave.

Sipas Pampurit, kjo është një kërkesë dhe beson se janë votat për ta kaluar në Kodin e ri Zgjedhor.

“Ne jemi të hapur dhe të prerë për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Padiskutim, kemi bërë edhe propozimet tona për hapjen e listave, pse jo, një propozim ka qenë edhe propocional kombëtar, zgjedhja e presidentit me votë, vota e diasporës, të gjitha këto kanë qenë propozimet e opozitës. Pastaj, debatet se kush do të jetë bashkëkryetar, bashkëkryetari nga ana e PD është Enkelejd ALibeaj. Pjesa tjetër pastaj, janë debate të cilat i shërbejnë interesave personale të x apo y. Nuk kemi nevojë të diskutojmë kush do të jetë bashkëkryetari, ne nevojë kemi të prevalojë nevoja e qytetarëve. Nevoja e qytetarëve është që të ketë një Kod të ri Zgjedhor, ku ata të kenë mundësi të zgjedhin të preferuarit e tyre. Besoj që skena të tilla nuk mund t’i bashkohemi ne si PD, kolegëve tanë, që kanë zgjedhur një grupim për të bërë skena të tilla.

Por sa i përket nevojave të tilla, për ndyshimin e Kodit Zgjedhor, dhe prioritet janë listat e hapura, unë mendoj se dhe besoj se nuk do të ketë kundërshti. Patjetër që po, unë jam e bindur se kjo do të kalojë. Përderisa jemi aty nga qytetarët, dhe normalisht, kjo është një kërkesë e qytetarëve”, theksoi ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!