Sherr blu në tryezën e KQZ, Alibeaj kërkon të flasë para Tabakut

schedule11:44 - 19 Tetor, 2023

schedule 11:44 - 19 Tetor, 2023

Teksa në Kuvend, opozita u ngujua në sallë, duke protestuar, ndër të tjera edhe për mos pranimin e Oerd Bykykbashit si drejtues të reformës zgjedhore, ekspertët e kësaj fushe u mblodhën në një hotel luksos.

Por ajo që duhet të ishte diskutim për votën e diasporës, u kthye në një sherr blu, se kush është më i rëndësishmi mes demokratëve.

Kështu, Alibeaj nuk pranoi që pas Gjiknurit të fliste Jorida Tabaku.

Politikanët nuk ulen dot bashkë në Kuvend për të marrë vendime, por nuk e kanë problem të jenë përkrah njëri-tjetrit në salla ku në krye të tavolinës janë ndërkombëtarët.

Dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore fajësojnë njëri-tjetrin për mos funksionim e komisionit.

Emigrantëve ju është premtuar vota në distancë për vitin 2025, dhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ju kujton palëve afatet që ju ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

Të gjitha palët bien dakord që emigrantët duhet të votojnë, por PS do votë përmes postës, ndërsa opozita votim përmes elektronikës online./abcnews.al