Një 21-vjeçar është plagosur me thikë këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta me një 54-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.
21-vjeçari ka marrë plagë ne fyt dhe ndodhet në spital, ndërsa autori është kapur nga policia 10 minuta pas ngjarjes.
Mësohet se autori P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori.
Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.
Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
vijon
/abcnews.al.