Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shëruar nga koronavirusi. Ai do të kthehet nesër në punë nga zyra e tij.
Lajmi është dhënë për mediat nga këshilltari i tij Xhavit Beqiri i cili ka thënë se më vonë do të japë më tepër detaje për gjendjen e kryeministrit.
Hoti qëndroi në izolim për dy javë, kur doli edhe përgjigja pozitive për Covid-19.
Një ditë para infektimit të Hotit, betejën me këtë sëmundje e fitoi kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili qëndroi në izolim për mëse tre javë./abcnews.al