Një gjyshe 95-vjeçare, e cila u infektua nga koronavirusi, është bërë tashmë gruaja më e vjetër në moshë në Itali që shërohet nga sëmundja.
Alma Clara Corsini, nga Fanano në Modena, u pranua në një spital në Pavullo më 5 mars dhe tashmë ajo është plotësisht e shëruar pasi trupi i saj është përgjigjur shumë mirë ndaj trajtimit.
Sipas raportimeve të mediave italia, shëndeti i të moshuarës nisi të përpirësohej pa terapi me antiviralë ndërsa Corsini ka folur edhe për mediat.
Ajo është shprehur:
“Po, po, jam mirë. Ata ishin njerëz të mirë dhe u kujdesën shumë për mua, tani do të më dërgojnë në shtëpi.”
Tashmë, e moshuara italiane është nxejrrë nga spitali dhe është kthyer në shtëpi, por gjatë kohës që qëndronte në spital, ajo u bë “krenaria e stafit”. Për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi, në Itali është ndaluar çdo lloj lëvizjeje dhe janë të mbyllura të gjitha bizneset jo-jetike. /abcnews.al/