Foshnja e dytë e cila u konfirmua me Covid-19 në Kosovë, tashmë është shëruar.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Neonatologjisë dr. Xhevdet Gojnovci.
Ai është shprehur se foshnja e cila ishte e prekur nga koronavirusi është në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po mund t’ju konfirmoj se foshnja është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka deklaruar Gojnovci.
Sakaq deri më tani në Kosovë janë prekur 2 të porsalindur me Covid, por fatmirësisht dy foshnjat janë shëruar.