Sherif Kallaku në apel, i del sërish emri në kampionatin turk

schedule13:08 - 12 Prill, 2020

schedule 13:08 - 12 Prill, 2020

Menemenspor mendon se Shqipëria është tokë talentesh dhe tashmë do të tjerë lojtarë nga Superiorja. Verën e shkuar ata zbarkuan në stadium për të parë David Domgjonin, por nuk ia dolën ta merrnin mbrojtësin.

Në takimin Laçi-Hapoel Beer Sheva spikati portieri Gentian Selmani dhe turqit, duke shfrytëzuar faktin që dilte lojtar i lirë, e transferuan atë. Në janar iu rikthyen pistës Domgjoni dhe mbrojtësi i majtë kaloi nga kurbinasit te Menemenspor për shumën e 50 mijë eurove.

Ditët e fundit u raportua në mediat turke se Ernet Muçi i Tiranës është një tjetër lojtar për të cilin ata interesohen. Tashmë është shtuar në listë edhe Sherif Kallaku, i cili rinovoi kontratën me Teutën, që normalisht do kërkojë të përfitojë nga transferimi i fantazistit.

Mbetet të shihet nëse Menemenspor është në gjendje të plotësojë kërkesat e durrsakëve, që zor se e lëshojnë mesfushorin pa 300 mijë euro. Kallaku është një nga lojtarët më të spikatur në Superiore dhe këtë sezon ia ka dalë edhe të shënojë, plot tetë herë në kampionat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!