Shërbimi i urgjencës pranë QSUT, frikë e pasiguri nga qytetarët që shoqërojnë familjarët

schedule19:53 - 5 Prill, 2020

schedule 19:53 - 5 Prill, 2020

Jo të paktë kanë qenë qytetarët gjatë së dielës pranë Urgjencës së QSUT-së.

Pjesa më e madhe e tyre kanë sjellë të afërm të cilët po kryejnë vizita apo janë të shtruar pranë urgjencës së sëmundjeve të brendshme.

Shumica e qytetarëve janë të pajisur me maska mbrojtëse pasi i druhen frikës së infektimit nga COVID-19 duke qenë se janë në perimetrin e spitalit dhe ambulancat sjellin pacientë nga zona të ndryshme të vendit

Task-Forca e krijuar nga Ministria e Shëndetësisë prej 20 marsit ka krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët që trajtohen në spitale jo për COVID-19 dhe ka transferuar shërbimin e Kirurgjisë së Urgjencës nga QSUT në Spitalin e Traumës./abcnews.al