Shërbimi i dializës falas edhe në spitalet Covid

schedule10:18 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 10:18 - 14 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” bën me dije se shërbimi i dializës ofrohet falas edhe në spitalet Covid.

Pacientët tregojnë se personeli mjekësor është i gatshëm në çdo pavion t’i shërbejë qytetarëve.

“Shumë shërbim i mirë. Dializa falas shumë e mirë. Disa herë mua më ka shpëtuar jetën. Shërbimi i shkëlqyer. Jemi shumë mirë. Infermieret i kemi shumë të mira. Janë shumë punëtore. Nuk i thërret dy herë. Jo për t’u bërë qejfin, se ne jemi këtu, luftojmë me jetën. Personeli është më i gatshmi ma do mendja nga çdo pavion tjetër që të shërbejnë. Falë këtyre jemi gjallë ne. Puna e tyre na mban në jetë”, janë dëshmitë e pacientëve.

Aktualisht në QSUT shërbimin e dializës falas e përfitojnë rreth 115 pacientë në muaj, ndërkohë që siç tregon dhe infermierja e shërbimit të dializës, ky shërbim ofrohet edhe në spitalet Covid.

“Aktualisht në qendër e marrin shërbimin rreth 110-115 pacientë në muaj. Kemi punuar gjatë gjithë kohës pa ndërprerje. Kemi kaluar edhe personel por edhe aparatura në spitalin infektiv që edhe pacientët e tjerë nga qendrat e tjera të marrin shërbimin e duhur të hemodializës atje”, tha infermierja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!