Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për të neutralizuar flakët që kanë përfshirë zonën e Kukësit, në njësinë administrative Malzi.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm forcat operacionale u përqendruan në Majën e Rrunës, Qafën e Mollës si edhe në zonën e quajtur Laku i Thive, pasi u vlerësuan si zona ku vatrat e zjarreve kishin një rrezik më të lartë.
/abcnews.al/