Ekonomia shqiptare po orientohet çdo vit e më tepër te turizmi. Kjo konfirmohet nga të dhënat e INSTAT ku vërehet se shërbimet tregtia dhe akomodimi janë kthyer në nxitësit kryesor të punësimit në vend. Ndërsa ekonomia po bëhet më pak prodhuese bizneset që operojnë tregti, akomodim shërbim ushqimor, transport e komunikacion zënë
65,2 % të numrit të të punësuarve gjithsej ose rreth 370 mije punonjës.
Ndërkohë që vetëm 34.8% e të punësuarve në vend janë përqendruar në sektorin e prodhuesve të të mirave që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët industri nxjerrëse, industri përpunuese, energji, ujë, trajtimi i mbetjeve dhe sektorin e ndërtim.
Investimet në sektorin e turizmit kanë shtuar numrin e sipërmarrjeve që ushtrojnë aktivitet tregtar në vend të cilat zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 35,7 %.
Shqipëria ka pritur më shumë se gjysmë milioni turistë të huaj gjatë këtij viti duke shtuar në këtë mënyrë edhe më tepër peshën e këtij sektori në ekonominë shqiptare.
Po ashtu gjatë këtij viti interes i shtuar është vërtetuar edhe në aprovimin e huave bankare për sektorin e turizmit.
Sipas INSTAT në vitin 2023, kanë qenë 117.292 ndërmarrje ekonomike aktive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke shënuar një rritje me 3,4 %.
/abcnews.al/