DURRËS– Poliklinikën e Specialiteteve në Durrës është gati për të filluar nga puna për t’ju ardhur në ndihmë rreth 290 mijë qytetarëve të qarkut.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama me një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
“Mirëmëngjes dhe me Poliklinikën e Rilindur të Specialiteteve në Durrës që është gati për të hapur dyert për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor për rreth 290 mijë banorë të këtij qarku, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./ abcnews.al