Një konflikt mes baxhanakëve ka përfunduar me përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një gëzhojë.
Burime nga Policia e Lezhës bëjnë me dije për abcnews.al se gjatë sherrit mes tyre, njëri prej baxhanakëve ka qëlluar 3 herë me armë në ajër. Më pas u largua në drejtim të paditur. Ai është Zef Lleshi, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar nga të shtënat me armë zjarri.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat shoqëruan në komisariat baxhanakun tjetër, Preng Kola. Ky i fundit po merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes./abcnews.al