Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Shënojnë Pajaziti e Rrapaj/ Lojtarët shqiptarë, protagonistë në ligat europiane

schedule12:40 - 20 Prill, 2025

schedule 12:40 - 20 Prill, 2025

E kanë krahasuar me Sulejman Demollarin.

Një kompliment I vërtetë për Adrion Pajazitin, dhe mesfushori 22-vjeçar më në fund e tregoi veten.

I huazuar në Kroaci, ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit të këtij vendi.



Ishte një rrjetë me peshë, shënuar në minutën e 30-të, sepse I dha fitoren 1-0 ekipit të tij, Gorica, në fushën e Osijekut.

Gorica lufton për mbijetesë duke qenë e treta nga fundi në kampionatin me 10 skuadra, dhe dueli ishte ndaj një rivali direkt.

Gol shqiptar edhe në Ukrainë.

Amarildo Rrapaj, ish-lojtari I Partizanit, realizoi shumë bukur në Premier Ligën e këtij vendi, në një përballje tepër të vështirë.

Skuadra e tij, Kolos, luante në fushën e kampiones në fuqi, Shahtar, ndonëse sfida nuk u zhvillua në Donjeck, porse në qytetin perëndimor, Lviv.

Rrapaj, ish-futbollisti më I mirë I Superligës shqiptare, kaloi të vetët në epërsi në 26’.

Në fund, Kolos fitoi 4-2, ndërsa lufton për mbijetesë duke qenë pranë zonës së plej ofit për të qendruar në Premier Ligë.

Ndërkaq, sulmuesit e tjerë shqiptare nuk patën fat.

Armando Broja luajti titullar për Evertonin në duelin shtëpiak kundër kampiones Mançester Siti, në Premier Ligën angleze.

Për aq sa luajti, 63 minuta, ylli I kombëtares u tregua aktiv duke ndihmuar shokët në sulm, por nuk pati mundësi për të shënuar.

Pasi ai u zëvendësua, Siti realizoi dy gola në minutat e fundit për të marrë një fitore të rëndësishme për Championsin.

Edhe më I pafat Rej Manaj në Turqi.

Sulmuesi kuqezi doli I humbur nga fusha në sfidën e Superligës, Kasëmpasha-Sivaspor.

Vendasit fituan 3-1, ndërsa Manaj fitoi një penallti në fundin e pjesës së parë.

Ekzekutimin e mori përsipër vetë, por gaboi, ndërsa goli I shënuar më pas u anulua për shkelje të rregullores.

Manaj u përpoq shumë për të shënuar, por nuk ia doli.

Së fundi, Myrto Uzuni, mund të kishte shënuar një gol për çmimin “Pushkash”, pra që mund të konkurronte për të qenë më I bukuri I vitit.

Për fat të keq, topi përfundoi mbi shtyllë, ndonëse skuadra  e tij, Ostin, fitoi 1-0 ndaj Galaksisë nga Los Anxhelos./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!