“Shënoji te lista”, Barcelona e zhytur në borxhe dhe ka një afat për t’i shlyer ato

schedule15:59 - 10 Tetor, 2023

schedule 15:59 - 10 Tetor, 2023

Barcelona do të prezanotjë llogaritë financiare në Mbledhjen e Aksionerëve dhe do të njohë një borxh prej mbi 207 milionë eurosh, shumica për blerjet e bëra në verën e vitit 2022 dhe me pagesa të shtyra. Barça raporton një borxh afatshkurtër prej 89 milionë eurosh, për t’u paguar këtë sezon, ndërkohë që ka një borxh afatgjatë prej 118 milionë eurosh. Këto janë pagesa prioritare për t’u bërë, sepse në rast të kundërt, klubet e tjera mund të padisin katalanasit dhe kështu do të pengoheshin për të bërë merkato.

Borxhi më i lartë është ndaj Leeds për Raphinha. Barça duhet të paguajë 24 miionë deri në fund të këti viti dhe 38 milionë të tjerë në planin afatgjatë. Për Lewandowski mbetet 10 milionë euro për t’i paguar këtë vit dhe 21 milionë në planin afatgjatë, ndërsa për Ferran Torres, të blerë në janar 2022, mbeten për t’u paguar këtë vit 13 milionë euro dhe këste të tjera të ardhshme 26 milionë.

Një tjetër nga shpenzimet e shtyra ka të bëjë edhe me ish-lojtarin e Sevilla, Kounde. Konkretisht, Barcelona do të duhet të paguajë 11 milionë euro këtë vit dhe 24 milionë në planin afatgjatë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!