Shënoi supergol ndaj Izraelit, e dashura e Uzunit: Ti e di që je më i miri, të dua drita ime!

schedule12:26 - 25 Shtator, 2022

schedule 12:26 - 25 Shtator, 2022

Shqipëria doli e mposhtur nga transferta e Izraelit me vendasit që fituan me shifrat 2-1. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Myrto Uzuni, i cili realizoi një supergol, ku pas ndeshjes vetë sulmuesi do ta cilësonte si më të bukurin deri më tani në karrierën e tij.

Komentet pozitive nuk kanë munguar dhe së fundmi është e dashura e tij, Uarda Hyseni që i dedikon disa rreshta emocionues. Ajo thekson se Myrto është më i miri i kuqezinjve dhe i tillë do të jetë gjithmonë.

Gjithashtu i premton besnikëri gjithë jetën, kurse në fund e mbyll duke i treguar dashurinë e saj.

“Pavarësisht një përfundimi të kotë, ti e di që je më i miri dhe do të jesh gjithmonë. Jam krenare pafund për ty dhe do të më kesh në krah në çdo hap të jetës tënde. Të dua drita ime”, shkruan bukuroshja e Uzunit.

/f.a/aabcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!