Është vetëm 21 vjeç, por Lorenco Vila po bën një sezon të shkëlqyer. Talenti i Teutës shënoi edhe sot në takimin kundër Vllaznisë, duke i çuar shifrat në 3-1 dhe duke bërë që skuadra e tij të luajë më e qetë. Pas ndeshjes, Lorenco Vila foli për Supersport, aty ku u shpreh:
“Jam shumë i lumtur, jo vetëm për golin, por edhe për 3 pikët që i kishim detyrim pas barazimit ndaj Luftëtarit. Kam vazhduar të luaj më shumë, shpresoj të shënoj më shumë. Tifozët presin gola nga lojtarët. Shpresoj të shënoj sa më shumë për Durrësin, sepse është qyteti im.
Kam luajtur në të dyja rolet, te e majta jap më shumë, por edhe të e djathta mund të luaj. Tifozët duan rezultatet. Duam të luajmë ne për tifozët, që ata të vijnë në stadium. Po fituam, tifozët do të jenë më të shumtë”, përfundoi talenti Vila./abcnews.al