Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shënoi kundër Leverkusen, Hummels vendos rekordin e pabesueshëm në Bundesliga

schedule23:37 - 8 Shkurt, 2020

schedule 23:37 - 8 Shkurt, 2020

Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Matts Hummels, shënoi golin e barazimit provizor 1-1 kundër Bayer Leverkusen, sfidë që u mbyll me fitoren e “Aspirinave”, 4-3.

Në mungesë të Marco Reus, Hummels kishte shiritin e kapitenit në krah dhe shënoi një gol shumë të bukur me kokë. Pikërisht ky gol, ka bërë që gjermani të vendosë një rekord të pabesushëm në Bundesliga.

Ai është lojtari i vetëm në historinë e kampionatit gjerman që shënon në 12 sezonet e fundit. Duke marrë parasysht se Hummels është qendërmbrojtës, ky rekord është edhe më fenomenal!/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!