Shënoi dhe asistoi kundër Barcelonës, Vedat Muriqi: Më duhej ky gol, tani nuk ndalem

schedule12:05 - 27 Shtator, 2023

schedule 12:05 - 27 Shtator, 2023

Sezoni nisi me dy penallti të humbura, por në ndeshjet e fundit, tifozët janë duke parë një “bomber”.

Pas golit me penallti të shënuar në fundjavë, Vedat Muriqi ka qenë protagonist absolut në barazimin e Mallorca kundër Barcelonës me shifrat 2-2. “Dardani” shënoi dhe asistoi kundër katalanasve, duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes.

“Ne vinim nga një humbje e shëmtuar dhe duhej t’i rregullonim gjërat, duhej të reagonim. Luanim kundër një ekipi të madh, por kur luftoni dhe luftoni, edhe fati vjen. Unë mendoj se barazimi ishte rezultati i drejtë”.

Ne e dinim se ata janë shumë të mirë me topin. Mendoj se po të kishim qenë më të kujdesshëm mund t’i kishim bërë më shumë dëme Barcelonës. Gjithsesi, një pikë ndaj tyre nuk është keq. Të mos të harrojmë se po luanim kundër kampionëve në fuqi dhe kryesuesve të kampionatit. Edhe vetë jam i kënaqur me punën time. Unë jam një sulmues dhe kur nuk shënon, nervozohesh. Më duhej kjo ndeshje, më duhej kjo paraqitje, ky gol. Kështu është një sulmues, kur shënon një, zakonisht vijnë edhe të tjerët”, deklaroi Vedat Muriqi pas ndeshjes./h.ll/abcnews.al