Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shënohet 100-vjetori i BSH/ Rama: Digjitalizimi dhe IA, sfidë e re për Bankën e Shqipërisë

schedule09:57 - 11 Nëntor, 2025

schedule 09:57 - 11 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë se, sfida e Bankës tonë Qendrore është e dyfishtë pasi nga njëra anë duhet të shikoj përtej të sotmes dhe shumë më larg në të ardhmen dhe të vazhdojë të provojë se është në lartësinë e duhur për sa i takon funksionit të saj bazë tradicional.

“Për qeveritë e Republikës së Shqipërisë, pa bërë dallime është vërtetë fat që kanë mundësinë të punojnë në një mjedis ku është kjo Bankë Qendrore, e cila ka kaluar krizat e veta, posaçërisht krizën e kalimit nga diktatura dhe ekonomia e centralizuar, në hapësirën e lirë të ekonomisë së tregut dhe të mungesës së plotë të institucioneve, ku faktikisht Shqipëria u bë një shembull tragjik i daljes nga kontrolli totalisht të parasë me skemat piramidale, por që paskëtaj e ka marrë veten më së miri dhe ka ditur më së miri të lundrojë në detin nganjëherë të trazuar të financave pikërisht për shkak të influencës së krizave të ardhura nga jashtë kufijve të vendit”, tha Rama, duke shtuar: ““Bankat Qendrore duhet të mendojnë bashkërisht për ekuilibrat përtej kufijve kombëtarë. Sot digjitalizimi me AI dhe zhvillimet në botën e parasë, pagesat e menjëhershme, bankat digjitale, kriptomonedhat sjellin me vete oportunitete të jashtëzakonshme dhe dilema të jashtëzakonshme po ashtu”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë theksoi se, “Banka Qendrore, ashtu sikundër ka kapacitetet që të qetësojë dhe që të garantojë duke pas krijuar një besim që nuk është një besim tipik në opinionin publik shqiptar lidhur me institucionet, do të mundet që edhe të inovojë, edhe të shohë me kurajë ato risi që sjell e përditshmja në zhvillimet e teknologjisë dhe do të mundet kështu të ruajë ekuilibrat duke shtyrë përpara zhvillimin dhe duke mos lejuar që gjithë këto potenciale të jashtëzakonshme që sjell bashkë me risqet e veta zhvillimi i teknologjisë dhe hyrja në jetët tona e Inteligjencës Artificiale të mbeten jashtë rrezes së veprimtarisë dhe të veprimit të saj të përditshëm”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!