Në Krujë janë konfirmuar edhe nëntë raste të tjera me koronavirus. Burime për “ABC News” bëjnë të ditur se rastet e reja janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë.
Gazetari i Abc News Ahmet Zani raportoi se shkak për rritjen e rasteve janë pjesërisht fasoneritë dhe pjesërisht qytetarët që vijojnë të mos i respektojnë rregullat e vëna nga qeveria dhe autoritetet vendore.
Po ashtu,ai raporton se ditën e djeshme në qytet është mbyllur një fasoneri nga vetë pronari pasi disa punonjëse rezultuan pozitive për Covid-19. Nga ana tjetër, për fat të mirë, punonjëset që vinin nga Kurbini dhe punonin në fasoneritë në Krujë kanë dalë tashmë negative.
Tashmë në fasoneritë punohet me turne në mënyrë që të shmanget kontakti apo grumbullimet e tepërta. /abcnews.al/