Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 4766 raste të reja me COVID.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 85 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 19 736 në total.
Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 684, nga të cilët 565 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 319 pacientë të rinj, ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 355. /Abcnews.al