Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve. Ndërsa, si pasojë e Covid-19 ka humbur jetën edhe një grua 27-vjeçare.
Sipas raportimeve të mediave në vend, viktima është një grua që sapo kishte sjellë në jetë fëmijën. Kështu numri i viktimave në RMV rritet në 30. Brenda 24 orëve në vend janë bërë 341 testeve. Me rastet e fundit numri i të infektuarve në vend shkon në 663 prej të cilave 596 janë raste aktive.
Sipas qyteteve 12 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 13 në Kumanovë, tetë në Prilep, një në Tetovë, dy në Strugë, tetë në Veles, një në Koçani dhe një në Probishtip. Ndërsa, numri i personave të shëruar është 37. /abcnews.al/