Shënohen 282 raste të reja dhe 9 viktima nga COVID-19 në Itali

schedule21:22 - 22 Korrik, 2020

schedule 21:22 - 22 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit Italia ka konfirmuar 9 viktima duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur jetën në 35.082.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 282 raste të reja duke e çuar numrin në total të rasteve aktivë në 12.322.

Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 197.628, pasi në 24 orët e fundit 197 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin, shkruajnë mediet e huaja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!