Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2 579 raste të reja me COVID ndërkohë që kanë ndërruar jetë 86 pacientë të infektuar.
Në spitale u shtruan 472 pacientë të rinj të infektuar me COVID. Aktualisht në intubim po trajtohen 797 pacientë.
Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 9 950 viktima për shkak të COVID. Numri i pacientëve në intubim aktualisht është 797.
Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç ndërsa 85.2% kanë një sëmundje bashkëshoqëruese./mv.abcnews.al