Shenjtërimi i Nënë Terezës, Veliaj shërben drekë për njerëzit në nevojë

schedule16:05 - 5 Shtator, 2018

schedule 16:05 - 5 Shtator, 2018

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës zgjodhi të shtrojë drekë në të gjitha qendrat e saj sociale për njerëzit në nevojë që i frekuentojnë ato.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa të rinj vullnetarë shërbeu drekën në mjediset e Qendrës Sociale Komunitare në Njësinë 4, e cila nga sot do të mbajë emrin e bamirëses me origjinë shqiptare, “Gonxhe Bojaxhiu”.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi datën e sotme një ditë të veçantë, ndërsa theksoi se Nënë Tereza me veprën e saj na tregoi se nuk ka nevojë të jesh i famshëm, por më e rëndësishme është të kesh një zemër të mirë.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët që t’i bashkohen këtij solidariteti, duke dhënë  kontributin e tyre në ndihmë të njerëzve që kanë më shumë nevojë.

Më pas, kreu i Bashkisë së Tiranës iu bashkua edhe fëmijëve që trajtohen në këtë qendër sociale në një ndeshje futbolli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!