Shënjestra e atentatit në Vlorë, i dënuar më parë për drogë dhe mashtrim

schedule10:07 - 13 Maj, 2019

schedule 10:07 - 13 Maj, 2019

Objekt i sulmit mbrëmë në Vlorë Romario Alliraj, sipas policisë ka qenë i dënuar më parë për drogë, ndërsa ka edhe precedentë për mashtrime. Policia nuk ka dhënë detaje rreth akuzave në të kaluarën, por dyshohet se atentati ndaj tij është bërë nga personat që ai ka mashtruar.

 

Megjithatë kjo është vetëm një pistë, dhe po punohet në disa drejtime për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 28-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin e tij, kur një tjetër mjet i ka zënë rrugën, duke lëshuar ndaj tij një bresheri plumbash kallashnikovi.

Fatmirësisht, Romario Alliraj shpëtoi dhe mori lëndime të lehta nga përplasja e makinës, kur devijoi rrugën dhe doli nga autostrada. Makina është shpuar nga disa plumba dhe një pjesë e mirë e tyre vihen re në derën e shoferit.

Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 20 gëzhoja. Alliraj ka punuar si shpërndarës picash me motor./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!