Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po merr fund

schedule15:42 - 30 Prill, 2021

schedule 15:42 - 30 Prill, 2021

Shumë herë ju mund të mbërtheheni pas një marrëdhënieje dhe refuzoni të pranoni se diçka nuk po shkon si duhet. Fatkeqësisht, kjo nuk është një arsye e mirë për të qëndruar në një lidhje që ka arritur në një rrugë pa krye. Mbarimi i një lidhje mund të jetë shkatërrues, por qëndrimi në një marrëdhënie të trazuar sigurisht që nuk është një opsion i mirë.

Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 6 shenja që tregojnë se marrëdhënies tuaj po i vjen fundi:

1. Keni mosmarrëveshje që nuk ju çojnë askund

Ju ziheni pa arsye dhe asnjëherë nuk arrini në një përfundim. Fajësoni njëri-tjetrin për çdo gjë dhe lufta mes të dyve vazhdon.

2. Ndjeni se nuk keni ndikim të njëri-tjetri

Ky është një tjetër element i rëndësishëm për të kuptuar nëse diçka nuk shkon në marrëdhënien tuaj. Për shembull; ju i thoni të fikë kompjuterin, ai nuk ju dëgjon. Ai ju thotë të mos flisni kaq shumë, ju e injoroni. Ndoshta është koha për të dëgjuar njëri-tjetrin me kujdes.

3. Nuk i kuptoni nevojat e njëri-tjetrit

Ju mund të doni më shumë marrëdhënie seksuale ndërsa ai më pak. A po komunikoni sa duhet me partnerin tuaj apo ndjeni vazhdimisht papërshtatshmëri në jetën tuaj dashurore?

4. Ndjeni se personi juaj i dashur është i largët

Kur e ndjeni larg jush, është vërtet lar jush. Mundohuni të afroheni duke komunikuar më shumë me të.

5. Ka shumë distancë mes jush

Zakonisht, kur ka një problem ju largoheni nga njëri-tjetri. Kjo mund të ndodhë edhe pa vetëdije. Mundohuni të zvogëloni tensionet mes jush dhe të flisni më shumë për gjërat që ju shqetësojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!