Shëngjin, nis aksioni për prishjen e ndërtimeve përgjatë bregdetit

schedule13:10 - 7 Maj, 2019

schedule 13:10 - 7 Maj, 2019

Në Shëngjin ka nisur aksioni për prishjen e ndërtimeve provizore përgjatë brezit të rërës. Ndërhyrja po realizohet Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Bashkisë Lezhë e cila prej tre 3 vitesh kishte kërkuar prishjen e këtyre ndërtimeve. Janë rreth 40 objekte që do të shemben nga fadromat e IKMT

Pas prishjes së ndërtimeve do të nisë  puna për largimin e inerteve dhe sistemimin e zonës bregdetare, për të qenë gati për sezonin turistik që pritet të hapet zyrtarisht brenda pak javësh./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!