Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij deklaroi se tashmë është hedhur një hap i rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik, Shqipëri-Kosovë.
Rama bën me dije se ka nisur operimi i pavarur i Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë.
Gjithashtu Rama deklaroi se Shengeni rajonal është fuqizim i pavarësisë dhe sovranitetit, i të dyja shteteve për të ndërvepruar me njëri-tjetrin dhe për të bërë një politikë sipas tij, largpamëse..
“Kishte mbetur si një barrë mbi shpatullat e shteti shqiptar që rrezikonte ta falimenton financiarisht Shqipërinë. U desh viti 2014 që qeveria jonë të fillonte zbatimin e këtij projekti dhe u mbyll në 2016. Sot jemi pas katër vitesh, katër vite pas përfundimit të plotë të projektit.
Duhet thënë sot atyre që kundërshtojnë për të integruar qasjen ndaj të ardhmes së rajonit. Linja mbeti peng i një informaliteti në kushtet e një mungesës së vullnetit politik. Kosova për katër vjet nuk mund të merrte një kod transmetimi.
Ne arritëm që duke hapur rrugën e një ndërveprimi në rajon dhe duke njehsuar qasjen edhe me ndihmë e BE dhe të SHBA, sa i përket të ardhmes së këtij rajoni ta heqim atë veto dhe të marrim mbrapsht këtë për të cilën jemi mbledhur, hapjen dhe vënien në funksion të këtij projekti, më i madhi në historinë e shteteve tona.
Fundi i kësaj histori i jep jetë sot një hapësire të përbashkët të integruar energjetike mbarë shqiptare.Fundi i kësaj rrugë është integrimi i plotë i tregut Evropian që kalon përmes tregut rajonal“, tha Rama.
Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se ky projekt sjell benefite për energjinë elektrike shqiptare.
“Kjo linjë duke filluar që sot është e operueshme. Po përgatitemi për të futur edhe një tjetër shumë shpejt. Kjo është diçka që do të na japë mundësinë për të tregtuar energjinë e prodhuar në vend. Fryma e bashkëpunimit duhet të jetë një shembull për të gjitha institucionet e tjera”, u shpreh ajo.
/abcnews.al/