Komisioni Europian me një reagim në rrjetin social “Facebook”, shprehet se do të vazhdojë të punojë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Ne po ofrojmë një paketë të re ndihme me vlerë 232 milionë euro për të ndihmuar Wolrd Health Organization (WHO), gjithashtu ofrohen dhe fonde për të siguruar që vendet me sisteme shëndetësore më të dobëta të mos lihen pas. “Ndërsa rastet vazhdojnë të rriten, shëndeti publik është prioriteti numër një”, shkruan në rrjetin social “Facebook”.